Sport

Ylli fiton në fund për të kaluar në finale të Ligës Unike

golden eagle, sport, basket, futboll, koha, sporti
 

Dy pikët e Erjon Kastratit shtatë sekonda pa përfunduar ndeshja ia kanë siguruar Golden Eagle Yllit fitoren e ngushtë ndaj Teutës së Durrësit në gjysmëfinalen e “Final 4” të Ligës Unike. Në duelin e luajtur të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku po organizohet “Final 4”, Ylli triumfoi me rezultatin e ngushtë 84:82.

Ishte Kastrati, ai që ia sigurojë fitoren Yllit pasi në tentimin e fundit dështoi Kyle Beisch. Me këtë fitore të vështirë, Ylli ka kaluar edhe në finale të Ligës Unike. Kastrati ishte ndër më të dalluarit te Ylli. Ai ndeshjen e përfundoi me 22 pikë të shënuara, ndërsa në fitore kontribuuan edhe Mikaile Tmushiq (23 pikë) e Henrik Shirko (17 pikë, 10 kërcime).