Sport

Man. Utd arrin marrëveshje persona me Ten Hagun

Eric ten Hag pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje personale me trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag.

Sipas “Fabrizo Romano” trajneri parimisht është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi anglez dhe në verë do të marrë drejtimin e skuadrës.

Ten Hag në “Old Trafford” do të jetë së bashku me ndihmës trajnerin Mitchell va nder Gaag.

“Djajtë e Kuq” kanë nisur bisedimet me krerët e klubit të Ajaxit dhe kanë ofruar dy milionë euro dëmshpërblim për t’i siguruar shërbimet e Ten Hagut.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.