Sulmuesi kosovar, Leonard Pllana ka filluar fuqishëm në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ai të premten mbrëma shënoi golin e vetëm për skuadrën Jeonnam Dragons që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj United City.
Ndeshja është luajtur në Tajlandë, kurse United City është nga Filipinet.
Skuadra e Pllanës, Jeonnam Dragons është nga Koreja e Jugut. Madje garon në kategorinë e dytë.
Pllana në minutën e 87-të mori top në zonë dhe nuk lëshoi rastin.
Jeonnami tani udhëheq në grup me 3 pikë. Pathum United i Tajlandës dhe Melbourne e Australisë kanë nga një pikë, derisa United City është pa pikë.
Më 18 prill, Jeonnam Dragons luan me Pathum United. Ndeshjet e grupit G po luhen në Tajlandë.
Pllana 25-vjeçar në kategorinë e dytë të Koresë ka shënuar dy gola në dhjetë paraqitje. Në Champions e luajti ndeshjen e parë.