Sport

Lojtarët e Barçës u befasuan nga numri i madh i tifozëve të Frankfurtit në stadium

frankfurti, barcelona, liga e evropes, 14 prill
Foto: AP
 

Lojtarët e Barcelonës kanë pranuar se mbetën të befasuar nga numri i madh i tifozëve të Eintracht Frankfurtit në Camp Nou, të enjten mbrëma. Të paktën 25 mijë tifozë të Eintrachtit ishin në stadium.

“Ishte befasi e madhe që aq shumë tifozë të Frankfurtit ishin në Camp Nou. Njerëzit do ta vlerësojnë këtë rezultat katastrofal për ne, sepse ne donim ta fitonim Ligën e Evropës. Por ne duhet të vazhdojmë para. Ende ka për të luftuar në ligë”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo.