Sport

Batatina: Me Prishtinën do të mbushet stadiumi

Tahir Batatina është i bindur që stadiumi “Zahir Pajaziti” të mërkurën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës kundër Prishtinës.

Prishtina e fitoi ndeshjen e parë 2:1 në Kupë, ndërsa gjithçka është e hapur për duelin kthyes. Natyrisht, ishte shumë i lumtur me fitoren e Llapit në udhëtim te Ulpiana, 2:0.

“Jam i kënaqur që sot kanë debutuar 5 lojtarë nga akademia e Llapit. Është prej prioriteteve të mia t’u jap hapësirë. E kam ditur që do të jetë ndeshje e vështirë. Kam pushuar thuajse 11-të lojtarë, sepse unë brenda një ekipi kam dy ekipe. Kemi lojtarë solid, mund të bëjmë ndryshime brenda skuadrës. Ata që luajtën, treguan cilësi. Mendoj që ndeshja më e rëndësishme është të mërkurën në ‘Zahir Pajaziti’. Atje kemi publikë të zjarrtë dhe për herë të parë do të jetë stadiumi i mbushur. Do të jetë spektakël në tribuna dhe në fushë”, theksoi Batatina.