Sport

Lewandowski theu rezistencën e Augsburgut

Robert Lewandowski, Bayern Munich

Bayern Munichu ka shkuar në pesë ndeshje rresht pa disfatë në shtëpi, pas fitores 1:0 të arritur përballë Augsburgut.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën gjatë ditës dhe i takoi bavarezëve, që janë shumë afër t’i gëzohen një tjetër titulli.

“Allianz Arena” pranoi 75 mijë tifozë për herën e parë në pesë muaj e tre ditë dhe ishte festë e vërtetë.

Festa u bë edhe më e zjarrtë kur Robert Lewandowski shënoi nga penalltia në minutën e 82-të.

Ishte goli i 32-të në ligë këtë sezon për sulmuesin polak.

Bayerni mbetet lider në tabelë me 69 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.