3 perditesime
15:42

Krasniqi katërfishon epërsinë për Gjilanin

Zëvendësuesi Blerim Krasniqi ka realizuar gol në minutën e 80-të të ndeshjes, dhe e ka dërguar Gjilanin në epërsi prej katër golave.

Krasniqi asistoi pas asistimit të Cales.

15:37

Shkodra shënon golin e tretë të Gjilanit

Donjet Shkodra ka shënuar golin e tretë të Gjilanit në duelin kundër Drenicës.

Shkodra shënoi pas asistimit të Elton Cales në minutën e 76-të.

14:47

Keita Razak dyfishon epërsinë e Gjilanit

Keita Razak ka shënuar golin e dytë për skuadrën e Gjilanit në pjesën e parë, në duelin ndaj Drenicës.

Razak realizoi gol të bukur pak minuta para fundit të pjesës së parë.

 

14:18

Gjilani në epërsi ndaj Drenicës

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Drenicës.

Në ndeshjen që është duke u luajtur në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, të udhëhequrit e trajnerit Ismet Munishi kaluan në epërsi që nga minuta e 13-të.

Agustin Torassa harkoi në zonë kurse Shkëlzen Lushtaku, kapiteni i skuadrës "kuqezi", realizoi në portën e vet.