Sport

Barcelona interesohet për Mountin

Barcelona ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, anglezin Mason Mount, raporton “Foot Mercato”. Te ekipi spanjoll po e shohin Mountin si përforcim të duhur dhe janë të gatshëm t’i bëjnë ofertë zyrtare Chelseat për transferimin e tij në verë.

Mount ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa ende nuk ka dhënë sinjale se do ta rinovojë atë, sidomos pas telasheve financiare të ekipit anglez. Ai këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 12 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro.

23-vjeçari ka edhe katër gola në 27 paraqitje për Përfaqësuesen e Anglisë.