Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, është shprehur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të enjten.
Prishtina e mposhti Llapin me rezultatin 2:1, ndërsa Ibrakoviq ka përgëzuar lojtarët për angazhimin maksimal që e treguan në fushë.
“Mendoj se ekipi luajti shumë mirë dhe luftoi deri në fund edhe pse mbetëm me një lojtar më pak. Në fund arritëm ta marrim një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë. Qëllimi i Prishtinës është ta fitojë secilën ndeshje, por po kemi probleme me lëndimet e lojtarëve. Kështu që, falënderoj lojtarët për angazhimin maksimalisht”, ka thënë Ibrakoviq.