Sport

Werneri i ofrohet Juventusit

Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Itali. “The Sun” ka bërë të ditur të mërkurën se Werner i është ofruar tashmë Juventusit.

Mësohet se agjenti i Wernerit tashmë është në Itali dhe po mundohet të gjejë skuadër për klientin e tij, i cili është i vendosur të largohet nga Chelsea në verë.

Sulmuesi 26-vjeçar nuk është i kënaqur te Chelsea dhe ka kërkuar largimin përkundër që ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon, Werner ka shtatë gola e pesë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2020.