Sport

Paraburgim për dy të dyshuarit për sulm ndaj portierit të Ballkanit

 

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar të martën nga 30 ditë paraburgim dy të pandehurve F.R. dhe B.K., që dyshohet se e sulmuan portierin e KF Ballkani, Stivi Frashëri.

Sipas njoftimit, F.R. më 3 mars, e ka rrëzuar portierin e Ballkanit, ndërsa i pandehuri tjetër, B.K., iu vërsul të dëmtuarit "dhe e goditi me shqelm në fytyrë".