Real Madridi po planifikon ta huazojë Eden Hazardin për sezonin 2022/23, ka raportuar “Marca” të martën.
Mesfushori belg ka pasur telashe me lëndimet prejse iu bashkua Realit dhe në klub duan ta huazojnë.
Te Reali janë të bindur se Hazard do të ketë minutazhë më të madhe te ndonjë ekip tjetër sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të përgatitet më mirë për kampionatin botëror “Katari 2022”.
Klubi spanjoll po shpreson që Hazard ta rikthejë formën e tij për ta shitur pastaj në fillim të vitit të ardhshëm.
31-vjeçari e ka mbyllur tashmë edicionin, në të cilin ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 22 ndeshje.
Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024.