Ismet Munishi kërkon falje për incidentin

Ismet Munishi kërkon falje për incidentin
Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, ka kërkuar falje në lidhje me incidenti në ndeshjen Gjilani – Ballkani.
Munishi është shprehur i dëshpëruar me incidentit që ndodhi të dielen. Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua fizikisht në fushën e lojës.
“Si trajner i Gjilanit dhe prind që jam, kërkoj falje për incidentin që ndodhi në ndeshjen mes dy skuadrave me të mira në Superligë. Stivi është djalë i yni shqiptar dhe lojtar i yni. Aq më shumë kundër Ballkanit dhe ‘Xhebrailave’ që marrëdhëniet edhe personale edhe të klubeve tona janë të shkëlqyera. Asnjë individ nuk mund të hedh hije të keqe mbi ‘Skifterat’ dhe Gjilanin”, ka shkruar Munishi në një postim.
Munishi: Nuk e pashë incidentin
Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, ka thënë se nuk e ka parë incidentin i cili ndodhi me portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Pas golit të shënuar nga portieri i Gjilanit, Enea Koliqi, i cili i barazoi shifrat në duelin kundër Ballkanit 1:1 në minutnë e 95-të, tifozë të skuadrës vendëse hynë në fushë.
Portieri i Ballkanit, Frashëri, në pamjet e publikuara nga transmetuesi i ndeshjes “Art Motion”, u kap për fyti nga një tifoz, e nga një tjetër u shqelmua derisa Frashëri ishte në tokë. Ky gjest bëri që ndeshja të suspendohej.
“Nuk kam koment për incidentin sepse për të, sigurimi është përgjegjës. Nuk e pash sepse isha duke u gëzuar për vete. Vrapova më pas atje, kam tentuar t’i ndajë stafin e Ballkanit dhe të Gjilanit, ta qetësojmë situatën”, tha fillimisht Munishi, i cili më pas foli edhe për lojën në tërësi.
“Sa i përket ndeshjes, ishte ndeshje e mirë. Tentuam, kishim raste për të shënuar. Erdhi goli i Enea Koliqit. Çfarë të them, nuk ndodh të shohim shpesh në fushat e futbollit të shënojë një portier. Enea është super portier. Po të kishte vazhduar loja, ndoshta do ta kishim përmbysur rezultatin”, tha Munishi.
“Nuk dua ta komentoj atë rast sepse nuk i di rrethanat, nuk kam parë asgjë. Çfarëdo që them, do të thosha diçka që nuk e kam parë. Nuk e di gjendjen e Stivi Frashërit. Isha duke u marrë me futbollistët, në përgjithësi i kemi marrëdhëniet e mira me Ballkanin. Vendimet merren prej tjetër kujt, nuk na takon neve. Nuk kemi qejf të ndodh e të shohim skena të tilla”, përfundoi Munishi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Surfisti 90-vjeçar nga Japonia po e mahnit gjithë botën

Hodgson, 75-vjeçar, i vendosur ta mbajë Palacen në Premier League

Michel der Zakarian ringjall Montpellierin në Francë

Guendogani mohon marrëveshjen me Barcelonën
Shtohet konkurrenca për Konen

Chelsea kërkon 70 milionë për Mountin

Juventusi, favorit për Alban

Tottenhami do ta blejë Lengletin

Interi mbetet pa Calhanoglun për disa javë

Rezultatet më të dhimbshme të Përfaqësueses së Kosovës

Scaloni pret që Messi të luajë edhe në Botërorin e vitit 2026
