Sport

Interi me ofertë për Asllanin

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Empoli në fund të edicionit. Pas paraqitjeve të mira në Serie A, interesim për mesfushorin shqiptar ka shprehur Interi.

Sipas “Tuttosport”, kampioni në fuqi i Italisë do të dërgojë një ofertë për Asllanin.

Interi do t’i ofrojë shërbimet e Lucien Agoumes, që është i huazuar te Bresti dhe një shumë parash për t’i siguruar shërbimet e Asllanit.

Kjo ofertë mund të pranohet nga skuadra e Empolit. 20-vjeçari këtë edicion ka bërë 15 paraqitje në Serie A. Ai tashmë është pjesë e përfaqësueses A të Shqipërisë.