Sport

MKRS-ja vlerëson se FFK-ja nuk ka respektuar Statutin dhe ka shkelur Ligjin për Sport

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vlerësuar se Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka respektuar Statutin e saj dhe ka shkelur Ligjin për Sport duke caktuar 6 prillin si datë të zgjedhjeve për kryetar.

Në një letër të ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Bislim Bislimit që ia ka dërguar të martën pasdite FFK-së shkruan se këto shkelje i ka konstatuar Departamenti Ligjor i MKRS-së.