Te skuadra e Mallorcas janë optimistë se do të mbesin pjesë e La Ligas edhe për sezonin e ardhshëm, pasi klubi synon ta mbajë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin përtej këtij sezoni.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Mallorca po synon ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Muriqit, të cilin e huazoi në afatin kalimtar të janarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMallorca mund ta blejë kartonin e Muriqit për 13 milionë euro, por klubi fillimisht duhet ta sigurojë mbetjen në elitën e futbollit spanjoll edhe për sezonin e ardhshëm.
Po ashtu, te Mallorca janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Muriqit, të cilin po e vlerësojnë si njërin prej lojtarëve kyç të trajnerit Luis Garcia.
Muriqi ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2025 kurse me fanellën e Mallorcas ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në tetë paraqitje në të gjitha garat.
Aktualisht, Mallorca pas 28 xhirove të luajtura në La Liga, zë vendin e 16-të në tabelë me 26 pikë, dy me shumë se Cadizi që është i 18-ti dhe në zonën e rënies nga elita.