Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, e vlerësoi Ballkanin si një prej skuadrave më të forta në futbollin e Kosovës, por tha se ndeshja u fitua taktikisht.
Prishtina triumfoi në Suharekë pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta në çerekfinale të Kupës së Kosovës, me rezultatin 2:1, ndërsa u ndanë katër kartonë të kuq, nga dy për secilën skuadër.
“Ishte ndeshje me rëndësi për ne. Kemi luajtur ndaj Ballkanit që është lider në ligë dhe shumë i fortë. Kemi luajtur taktikisht shumë mirë dhe më gëzon fakti që fituam. Për ne çdo lojtar ka rëndësi të madhe, por kartonët e kuq treguan se sa shumë e kemi dashur fitoren. Në fund na u shpërblye me fitore. Pa marrë parasysh, ne shkojmë në çdo lojë për fitore, si në ligë, ashtu edhe në Kupë. Do të vazhdojmë njësoj deri në përfundim të sezonit”, theksoi Ibrakoviq pas ndeshjes.