Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strakosha mes Premier Leagues dhe Bundesligës

Portieri Thomas Strakosha sipas të gjitha gjasave nuk do ta rinovojë kontratën me Lazion që i skadon në verë, pasi agjenti i tij është në bisedime me klube nga Premier League dhe Bundesliga. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Strakosha i ka bërë me dije krerëve të Lazios se do të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit aktual.

Po ashtu, Strakosha ka refuzuar ofertën e Lazios dhe ka ndërprerë negociatat pasi synimi i tij është që karrierën ta vazhdojë jashtë Italisë. Klubet angleze dhe gjermane që po interesohen për Strakoshën nuk janë bërë të ditura, por thuhet se ato i kanë premtuar 26-vjeçarit vendin e titullarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Strakosha prej vitit 2016 është pjesë e ekipit të parë të Lazios kurse këtë sezon ka 21 paraqitje në të gjitha garat.