Sport

Peja fiton bindshëm ndaj Bashkimit

 

Peja e ka fituar një prej derbive të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Pejanët e kanë mposhtur Bashkimin në “Sezai Surroi” me shifrat 76:61, të dielën mbrëma.

Bashkimi arriti t’i bëjë ballë pejanëve vetëm në dy periudhat e para. Rezultati pas dy çerekëve ishte 39:38 në të mirë të prizrenasve.