Peja e ka fituar një prej derbive të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Pejanët e kanë mposhtur Bashkimin në “Sezai Surroi” me shifrat 76:61, të dielën mbrëma.
Bashkimi arriti t’i bëjë ballë pejanëve vetëm në dy periudhat e para. Rezultati pas dy çerekëve ishte 39:38 në të mirë të prizrenasve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeriudha e tretë ishte vendimtare në fitoren e ekipit nga Peja. “Verdhezinjtë” e fituan këtë dhjetëminutësh me rezultat 25:7, për të hyrë në çerekun e fundit me epërsi prej 17 pikëve, 63:46.
Periudhën e fundit pejanët arritën ta menaxhonin mirë për të shënuar fitore me shifrat 76:61.
Courtney Fells ishte lojtari më i dalluar te Peja me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime. Dardan Berisha realizoi 23 pikë.
Te Bashkimi me lojë të mirë u veçua John Florveus. Ai takimin e mbylli me 13 pikë dhe 11 kërcime.