Sport

KOK-u thërret Asamblenë e Punës, tri federata kërkojnë votëbesimin e kryetarit dhe të bordit

 

Jo vetëm në Federatën e Futbollit të Kosovës ka zhvillime në prag të një Kuvendi të thirrur. Zhvillime në dy ditët e fundit ka edhe në Komitetin Olimpik të Kosovës, organizatën më të madhe sportive në vend.

Komiteti Olimpik i Kosovës për 30 mars ka thirrur Asamblenë e Punës për vitin 2021. Por tri federata sportive tashmë kanë bërë kërkesë që në Asamble të përfshihet pika për votëbesimin e bordit dhe të kryetarit të KOK-ut, Ismet Krasniqi. Votëbesimi nënkupton rikonfirmim i përkrahjes nga delegatët.