Sport

Barcelona i bën ofertë zyrtare Haalandit

Krerët e Barcelonës janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin Erling Haaland, të cilin po e kërkon me ngulm edhe trajneri Xavi Hernandez.

“Sport” ka raportuar të premten se Barcelona tashmë e ka kontaktuar Haaladin, të cilit i ka bërë ofertë zyrtare.

Për pesë vjet, Barcelona i ka ofruar Haalandit në total 210 milionë euro në kontratën që ia ka propozuar.

Haaland pritet të largohet nga Borussia Dortmundi këtë verë, por Barcelona po synon fillimit ta bind Haalandit me kontratën e ofruar dhe pastaj të negociojë me ekipin gjerman.

Haaland 21-vjeçar ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar 23 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.