Roma nuk ka hequr dorë nga mesfushori Granit Xhaka. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit do të tentojnë transferimin e Xhakës gjatë afatit kalimtar të janarit nga Arsenali
Madje drejtuesit e klubit italian do të shesin disa futbollistë dhe me parat nga shitja e tyre do të synojnë transferimin e Xhakës.
Trajneri Jose Mourinho e sheh Xhakën si përforcim ideal. 29-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024.
Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2016 kur u transferua nga Borussia Monchengladbachu.