1 perditesime
Sport

Liverpooli deklason Leedsin dhe i afrohet Cityt në tri pikë

Liverpooli deklason Leedsin dhe i afrohet Cityt në tri pikë
22:40

Liverpooli deklason Leedsin dhe i afrohet Cityt në tri pikë

Liverpooli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garë për titull të kampionit në Premier League.

Skuadra angleze e ka mposhtur Leeds Unitedin me rezultatin e thellë 6:0.

Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së 19-të, e cili u zhvillua të mërkurën mbrëma në “Anfield”.

Me këtë fitore, Liverpooli i është afruar Manchester Cityt në vetëm tri pikë dhe gara për titull është rihapur.

Liverpooli shënoi tri gola në pjesën e parë dhe po aq në të dytën.

Dy herë realizoi Mohamed Salahu dhe që të dy golat i shënoi nga penalltia në minutat 15 dhe 35. Në pjesën e parë shënoi edhe mbrojtësi Joel Matip (30’).

Kurse në pjesën e dytë dy gola i shënoi Sadio Mane (80’, 90+1) dhe një Virgil Van Dijk (90+3).

Liverpooli ka 60 pikë në vendin e dytë, kurse Leeds Unitedi është i 15-ti me 23 pikë.

21:41

Liverpooli po e deklason Leedsin

Liverpooli po përballet me Leeds Unitedin në ndeshjen e mbetur të xhiros së 19-të të Premier Leagues.

Ky duel po zhvillohet në “Anfield”. Liverpooli është duke fituar bindshëm në pjesën me rezultatin 3:0.

Mohamed Salah me dy gola nga penalltia (15’, 35) dhe Joel Matip (30’), kanë shënuar golat për ekipin anglez që aktualisht renditet në vendin e dytë.

Në rast të fitores sonte, do ti afrohet liderit Man City në vetëm tri pikë.