Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ëndërron që një ditë të luajë për Real Madridin, raportoi të hënën “Calciomercato”.
27-vjeçari ishte afër transferimit tek Atletico Madridi në verën e vitit të kaluar, por vendosi të qëndronte te City, me të cilën skuadër ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Ai pritet të jetë zëvendësues i Luka Modriqit dhe Toni Kroosit, të cilët janë në vitin e fundit të kontratave të tyre.