Mbrojtësi i Borussia Moenchengladbachut, Ramy Bensebaini është në shënjestër të Manchester United, raportojnë mediume të ndryshme evropiane.
“Djajtë e Kuq” po e shohin 26-vjeçarin si zëvendësues të mundshëm të Luke Shaë si mbrojtës i tyre i parë në krahun e mjatë.
Mbrojtësi algjerian për skuadrën e Bundesligës gjermane në 14 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë. Ai me Gladbachun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.