Sport

Bajrami asiston në barazimin ndaj Cagliarit

Nedim Bajrami po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin italian, Serie A.

Ai të dielën asistoi në barazimin e Empolit ndaj Cagliarit, 1:1.

Sulmuesi Andrea Pinamonti shënoi për 1:0 në minutën e 38-të, pas asistimit të reprezentuesit të Shqipërisë.

Nedim Bajrami luajti mesfushor ofanziv, ndërsa pas tij në fushë ishte Kristjan Asllani.

Për Cagliarin barazoi Leonardo Pavoletti në minutën e 84-t.

Në bankën rezervë te Empoli ishte Ardian Ismajli.

Empoli pas 25 ndeshjeve në Serie A është në pozitën e 11-të me 31 pikë. Cagliari ka 21 pikë dhe është në pozitën e 18-të.