Sport

Trajneri i Chicagos pret shumë nga Shaqiri

 

Trajneri i Chicago Fire, Ezra Hendrickson është shumë i lumtur që në ekipin e tij do të ketë një lojtar të kalibrit si Xherdan Shaqiri.

Ekipi nga liga MLS e SHBA-së, të mërkurën mbrëma e ka zyrtarizuar Shaqirin, ndërsa trajneri Hendrickson një ditë më vonë ka thënë se 30-vjeçari do ta ndihmojë shumë Chicagon në sezonin e ri që nis në fund të këtij muaji.