Sport

Napoli fiton dhe i afrohet kreut

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Venecia. Në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A, napolitanët fituan me rezultatin 2:0, të dielën.

Napoli golat i realizoi në pjesën e dytë.

Fillimisht realizoi Victor Osimhen. Ai dërgoi topin në portë në minutën e 59-të, pas asistimit të Matteo Politanos.

Në minutat shtesë të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 100-të, Napoli shënoi edhe golin e dytë. Ishte Andrea Petagna që realizoi për rezultatin 2:0.

Në këtë takim 90 minuta luajti mbrojtësi Amir Rrahmani.

Pas kësaj fitoreje Napoli renditet në pozitën e dytë me 52 pikë, sa i ka edhe Milani në të tretën.

Në pozitën e parë është Interi me 53 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.