Bologna dhe Empoli kanë ndarë pikët duke luajtur 0:0, të dielën.
Të dyja ekipet kishin shanse shënimi të cilat nuk i konkretizuan. Ndeshja i takoi xhiros së 24-t të Serie A.
Te Empoli për 70 minuta luajti Nedim Bajrami, derisa ndeshjen e kompletoi Krstijan Asllani.
Në bankën rezervë ishin Ardian Ismajli dhe Samir Ujkani.
Empoli pas 24 ndeshjeve në Serie A renditet në pozitën e 11 me 30 pikë, derisa Bologna mbanë pozitën e 13-të me 28 sosh.