Patriot Sejdiu ka shënuar një tjetër gol në miqësore për skuadrën e Malmos në Spanjë, aty ku po i kryen përgatitjet për sezonin e ri.
Malmo i elitës së futbollit suedez, të premten gjatë ditës barazoi në miqësoren e zhvilluar kundër Lokomotivës së Moskës, 1:1.
Çeku Jan Kuchta i dha epërsinë rusëve në minutën e 36-të, ndërsa zëvendësuesi Sejdiu 21-vjeçar, i barazoi shifrat në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 54-të. Ai u asistua nga norvegjezi Jo Inge Berget.
Ndeshja e radhës për Malmon në miqësore do të jetë më 12 shkurt, kundër Krasnodarit.