Është 17-vjeçare, por ka shkruar tashmë histori, bëhet fjalë për Kiana Kryeziun.
Ajo është sportisja e parë nga Kosova që do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore.
“Më është realizuar një ëndërr”, thotë Kryeziu për "Blick".
Ajo në Pekin do të garojë në sllallom të madh.
“Në vendim tim skitari ngadalë por sigurt po merr kuptim. Ka plane për pista dhe qendra skijimi”.
Kosova që nga viti 2014 është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Para katër vjetëve Albin Tahiri ishte bërë sportisti i parë nga Kosova që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore. Tash me Kryeziun ka së paku një kolege.
E rritur në Brezovicë, ajo imitoi prindërit e saj për herë të parë në moshën katërvjeçare (nëna e saj punon në OSBE e babai është fotograf) dhe nisi të skijonte.
“Kam pasur një fëmijëri të mreullueshme dhe kam provuar veten gati në çdo sport”, tregon ajo.
Not, futboll, rollera, tenis, por në fund u përcaktua për skitari.
Një lidhje me Zvicrën ajo nuk ka. Por, ajo e di se disa prej bashkëkombësve të saj luajnë futboll në Zvicër.
“Sigurisht Xherdan Shaqirin tashmë e njoh, edhe nëse nuk luan për Kosovën”, ka thënë Kryeziu.
Idhull ajo e ka një zvicerane, bashkëshorten e Valon Behramit që është lindur në Kosovë.
“Lara-Gut Behrami është idhulli im më i madh”, thotë Kryeziu.
Synimi i saj në sllallomin e madh është që të përfundojë vetëm 10 sekonda prapa fitueses.
Nëse Kryeziua ia del, është e diskutueshme. Por, kjo nuk është vendimtare.
“Unë jam krenare që mund ta përfaqësoj vendin tim në Lojërat Olimpike”, thotë ajo.
Sllallomi i madh në konkurrencë të femrave zhvillohet të hënën mbrëma me kohën tonë.