Vedat Muriqi ka debutuar te skuadra e Mallorcas, të mërkurën mbrëma.
Debutimi i sulmuesit kosovar nuk shkoi mirë, pasi Mallorca humbi si mysafire e Rayo Vallecanos me rezultatin 1:0 dhe u eliminua nga Kupa e Spanjës.
Kjo ndeshje i takoi çerekfinales së Kupës. Me fitore, Vallecano është kualifikuar në gjysmëfinale.
Muriqi ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Futbollisti nga Prizreni pati një rast në minutën e 81-të, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë portës.
Muriqi është i huazuar te Mallorca nga Lazio deri në fund të sezonit. Klubi spanjoll ka të drejt të blejë kosovarin për 12 milionë euro.