Sport

Drenica përforcohet me dhjetë lojtarë

Drenica është përforcuar me dhjetë lojtar. Klubi nga Skenderaj për stinorin pranveror e ka afruar edhe Kastriot Rexhën.

Rexha së fundi ishte pjesë e Dritës së Gjilanit. Ai është kthyer nga një lëndim.

Drenica është përforcuar edhe me Alban Shabanin, Albin Kaprën, Azem Bejtën, Arlis Shalën, Berat Ahmetin, Bleon Sekiraqën, Florjan Smakiqin, Gentris Lecin dhe Luan Dobrën. Drenica është në garë për mbijetesë këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.