Sport

Muriqi mbërrin në Spanjë, gati për prezantim te skuadra e re

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka mbërritur në Spanjë dhe është gati të nisë eksperiencën e re me Mallorcan.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen me shokët e skuadrës", ishin fjalët e para të Muriqit në IB3 Notices pas mbërritjes në Palma.

Muriqi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me klubin spanjoll.

Mallorca do t’i paguajë Lazios një milion euro për huazimin e Muriqit deri në fund të sezonit. Do ta ketë mundësinë e blerjes së përhershme për 12 milionë euro.

27-vjeçari do kërkojë të rigjejë formën e dikurshme, pas vitit zhgënjyes te Lazio.