Sport

Muriqi pritet që sonte të prezantohet te Mallorca

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, pritet që sonte ta kompletojë transferimin te Mallorca, pasi mediat italiane shkruajnë se marrëveshja është arritur.

“La Lazio Siamo Noi” ka shkruar të shtunën gjatë ditës, se dy palët janë pajtuar për huazimin e sulmuesit shtatlartë për 1 milionë euro, me opsionin e blerjes përfundimtare për 12 milionë euro. Nuk do të ketë obligim blerjeje në klauzolën e reprezentuesit të Kosovës.

Muriqi thuhet se të shtunën në mbrëmje do të kryejë testet mjekësore te klubi spanjoll para se ta nënshkruajë kontratën.

27-vjeçari Muriqi nuk e ka bindur trajnerin Maurizio Sarri në sezonin aktual.

Ka vetëm një asistim në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Mallorca në La Ligën spanjolle pozicionohet në vendin e 17-të me 20 pikë.