Sport

Barty i jep fund pritjes së gjatë të australianëve, fiton në “Australian Open”

Ashleigh Barty ka triumfuar përballë Danielle Collins dhe e fitoi titullin e turneut “Australian Open”.

Barty me këtë triumf e ka ndalur edhe pritjen 44-vjeçare të australianëve për të fituar në “Grand Slamin” që mbahet në shtëpinë e tyre.

Bartësja e turneut, Barty, hasi në vështirësi të madhe në setin e dytë. Të parin e fitoi me lehtësi 6:3. Por, në setin e dytë ishte duke humbur 5:1. Megjithatë, u rikthye në lojë dhe triumfoi në fund 7:6, për ta mbyllur kështu një meç thuajse të përkryer në “Rod Laver Arena”.

25-vjeçarja e ka fituar këtë titull pa e humbur asnjë set të vetëm në Melbourne në “Grand Slamin” e parë të sezonit.

Pasi triumfoi në “French Open” në vitin 2019, në “Wimbledon” vitin e kaluar, tani ajo ka tri tituj në katër turne madhor.

Në mesin e 12 mijë shikuesve që ishin mbledhur në arenë ishte edhe Chris O’Neil, australiania e fundit që ka fituar turneun në Australi.