Sport

PSG-ja kërkon skuadër për Icardin

Descriptive Text

Roma është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Paris Saint-Germain pasi trajneri Maurico Pochettino nuk llogarit në shërbimet e tij.

Drejtuesit e klubit italian do të nisin bisedimet me klubin francez për të parë situatën e Icardit. Për shërbimet e argjentinasit interesim ka shprehur edhe Evertoni dhe Newcastel.

28-vjeçari ka luajtur vetëm 241 minuta në elitën e futbollit francez. Ai ka shënuar katër gola. Icardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.