Lojtari i krahut të majtë, Robin Gosens është lojtar i ri i Interit. Skuadra e madhe italiane të enjten mbrëma njoftoi për angazhimin e gjermanit 27-vjeçar. Gosens prej vitit 2017 është pjesë e Atalantas, ndërsa te Interi do të luaj huazim.
Pjesë e marrëveshjes është që Interi të blej kartonin e Gosensit, ndërsa transferimi i tij pritet të kushtojë rreth 25 milionë euro.
Atalanta e kishte blerë lojtarin në vitin 2017 për vetëm 1.17 milion euro.
Gosens ishte kërkuar edhe nga Newcastle, por vendosi të mbetet në Itali.