Medalisti olimpik nga Hungaria, Szilveszter Csollany, i njohur për teoritë e tij konspirative kundër vaksinimit, ka vdekur në moshën 51-vjeçare si pasojë e COVID-19, raporton “Daily Mail”.
Ai vdiq disa javë pasi që mori vaksinën, në mënyrë që të vazhdojë punën si trajner.
Csollany u sëmurë në dhjetor dhe u hospitalizuar, ndërsa u fut në respirator pas disa javëve.
Autoritetet në Hungari njoftuan të hënën për vdekjen e tij.
Derisa Csollany kishte shpërndarë disa postime “anti-vaksinim” në faqen e tij në Facebook, ai ishte vaksinuar për të punuar si trajner i gjimnastikës.
Mirëpo, ai mori vaksinën pak para se të infektohej me COVID, kështu që nuk pati kohë të zhvillonte mjaftueshëm antitrupa.
“Me trishtim të thellë njoftojmë për vdekjen e Szilveszter Csollanyt”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Hungarisë.
Csollany kishte fituar medaljen e argjendtë olimpike në unaza gjimnsatikore në “Atlanta 1996”, ndërsa në vitin 2000 në Sydney fitoi të artën.