1 perditesime
18:57

Senegali siguron çerekfinalen në Kupën e Afrikës

Senegali ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Afrikës. Të martën Përfaqësuesja e Senegalit mposhti Kepin e Gjelbër me rezultatin 2:0.

Kepi i Gjelbër mbeti me dy futbollistë më pak në këtë takim. Në minutën e 21-të Patrick Andrade u ndëshkua me karton të kuq. Kartonin e dytë të kuq Përfaqësuesja e Kepit të Gjelbër e mori në minutën e 57-të. U ndëshkua portieri Vozinha.

Yll i Liverpoolit, Sadio Mane, realizoi gol të bukur në minutën e 63-të për të kaluar në epërsi Senegalin prej 1:0.

Fitoren e vulosi Bamba Dieng. Ai shënoi për 2:0 në minutat shtesë të takimit.

Kupa Afrikane po zhvillohet në Kamerun.

18:36

Mane shënon gol të bukur për epërsinë e Senegalit

Senegali ka kaluar në epërsi në ndeshjen e një të tetës së finales së Kupës Afrikane ndaj Kepit të Gjelbër.

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka shënuar gol të bukur në minutën e 63-të për 1:0.

Kepi i Gjelbër po luan me dy lojtarë më pak.

Në minutën e 21-të është përjashtuar me të kuq Patrick Andrade, ndërsa në minutën e 57-të edhe portieri Vozinha.

https://mixture.gg/v/61f032106bd91