Sport

Hendboll, Danimarka në gjysmëfinale

Danimarka është gjysmëfinalistja e parë e Kampionatit Evropian të hendbollit. Danimarka të hënën mbrëma fitoi me rezultat bindës, 35:23, ndaj Holandës dhe siguroi vend në gjysmëfinale.

Danimarka udhëheq në Grupin I të raundit kryesor me tetë pikë. Holanda është e fundit në grup me dy pikë.

Ndaj Holandës, danezët ishin të pandalshëm. Danimarka është kampione në fuqi e botës dhe prej favoriteve të Evropianit.