Sport

Hendboll, Danimarka fiton ndeshjen e vështirë me Kroacinë

 

Danimarka ka vazhduar me fitore në Evropianin e hendbollit. Të shtunën mbrëma në Budapest, danezët fituan ndeshjen e vështirë me Kroacinë, me rezultatin 27:25. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por Danimarka ka qenë vazhdimisht në epërsi.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:11 për Danimarkën.