Sport

Vermaelen i bashkohet stafit të Përfaqësueses së Belgjikës

Thomas Vermaelen është tërhequr nga futbolli aktiv. Mbrojtësi belg këtë vit ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës pas aventurës në kampionatin japonez te skuadra Vissel Kobe.

Mirëpo, 36-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit. Federata e Futbollit të Belgjikës ka njoftuar se Vermaelen do të jetë ndihmës i përzgjedhësit Roberto Martinezit te përfaqësuesja belge.

Vermaelen si futbollist aktiv me Belgjikën ka bërë 85 paraqitje, derisa ka debutuar në vitin 2006.

Ai ka luajtur edhe për skuadra të njohura evropiane, si Ajax, Arsenal, Barcelona dhe Roma.