Sport

Hazard e dëshiron largimin nga Real Madridi

Eden Hazard do të largohet nga Real Madridi. Sulmuesi i krahut ka vendosur të mos qëndroj te madrilenët pasi nuk ka arritur të përmbush pritshmërit duke pasur probleme me lëndime të shumta.

Sipas “ESPN”, belgu është pajtuar që të gjej skuadër të re.

31-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024. Ylli belg këtë edicion në La Liga ka luajtur vetëm 569 minuta. 

Hazard ka zhvilluar 27 ndeshje titullar në La Liga në dy vite e gjysmë në Spanjë, duke shënuar katër gola në ligë.

Ai u transferua nga Chelsea në vitin 2019 për 115 milionë euro.