Sport

Januzaj gjithnjë e më larg Sociedadit

Adnan Januzaj dhe Real Soceidad nuk po arrijnë të gjejnë marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.

Mediat spanjolle kanë raportuar se lojtari u ka bërë me dije kushtet skuadrës për të mbetur pjesë e klubit.

Sulmuesi i krahut ka kërkuar rritje page kërkesë e cila ende nuk është plotësuar nga drejtuesit e skuadrës spanjolle.

Në rast se Sociedadi nuk i plotëson kushtet 26-vjeçari është i gatshëm të largohet si futbollist i lirë.

Për shërbimet e Januzajt interesim ka shprehur Sevilla. Madje krerët e klubit janë të gatshëm t’i ofrojnë Januzajt pagën e kërkuar.

Januzaj në 29 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime.