Sport

Kumbulla shënon në fitoren e Romës në Kupë

Marash Kumbulla e ka shënuar golin e parë të sezonit aktual.

Kumbulla kontribuoi në fitoren 3:1 që Roma e shënoi kundër Lecces në 1/8 e finales në Kupën e Italisë.

Roma e kaloi këtë raund, ndërsa në çerekfinale muajin tjetër do të luajë në derbin kundër Interit.

Lecce që ishte skuadra e vetme e mbetur nga Serie B në Kupën e Italisë, kaloi fillimisht në avantazh me golin e Arturo Calabresit në minutën e 14-të.

Por, Kumbulla e shfrytëzoi më së miri situatën në zonë, dhe shënoi me kokë pasi i erdhi topi nga Tammy Abraham. Kumbulla luajti e kompletoi ndeshjen te Roma, kurse Kastriot Dermaku te Lecce u zëvendësua në pjesën e dytë.

Abraham realizoi vet për epërsinë e Romës në minutën e 54-rt, ndërsa Eldor Shmurodov vulosi çështjen e fituesit për 3:1, nëntë minuta para fundit.