Sport

Bashkimi prezanton amerikanin Averette

Organizatori amerikan Brandon Averette është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. Skuadra nga Prizreni të mërkurën mbrëma e ka zyrtazizuar transferimin transferimin e Averettes (188 cm). Ai do të jetë pjesë e Bashkimit deri në fund të këtij sezoni.

Averette i bashkohet ekipit kosovar nga AEL Limassoli i Qipros, ku ishte koshashënuesi i dytë më i mirë në këtë kampionat me një mesatare prej 24.5 pikëve për ndeshje. Bashkimi është vetëm skuadra e tij e dytë në Evropë dhe është i huaji i tretë pas Anton Kazarnovskit e Kendrick Thompsonit.

Pas 16 xhirove të luajtura në Superligën e Kosovës në basketboll, Bashkimi zë vendin e gjashtë në tabelë me 24 pikë të mbledhura. Në stinorin pranveror që ka nisur javën e shkuar, Bashkimi në dy ndeshje të luajtura ka regjistruar po aq humbje.