Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore në xhiron e tetë të Ligës Unike. Në ndeshjen e luajtur të mërkurën në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, rezultati ishte 100:89 në favor të ekipit vendas.
Për Rahovecin, kjo është fitorja e tretë këtë edicion në Ligën Unike që e ngrit në kuotën e 11 pikëve ndërsa Tirana që regjistroi humbjen e katërt, ka tubuar 12 pikë. Amerikani Milik Yarbrough ishte më i merituari për triumfin e Rahovecit.
Ai ndeshjen e mbylli me 35 pikë duke lënë pas vetes Musab Malën (25) e Fisnik Rugovën (20) që ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Rahoveci. Në anën tjetër, Endrit Hysenagolli me “double-double” prej 25 pikëve e 17 kërcimeve ishte më efikasi te Tirana.