Sport

Milani synon Tangangan

Milani është duke tentuar transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Japhet Tanganga, raporton të mërkurën “The Sun”. Skuadra kuqezi synon ta afrojë 22-vjeçarin në formë huazimi, por Tottenhami insiston ta shesë kartonin e mbrojtësit anglez.

Skuadra e Premier Leagues kërkon rreth 25 milionë euro për ish-mbrojtësin e U-21 të Anglisë. Me Tottenhamin futbollisti i lindur në Kongo ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Këtë edicion për ekipin e parë ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat.